Policia ka arrestuar shtetasit me iniciale E. L., 29 vjeç dhe L. L., 62 vjeçe, nënë e bir, banues në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës. Të prangosurit u denoncuan nga personi me inicialet J. Q. I cili ka kallëzuar se këta 2 persona kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor, i janë prezantuar si nënë e bir dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë parash, pasi jeta e tyre rrezikohej nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Mashtruan një 72-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, ndalohen 2 shtetasit që u prezantuan si nënë e bir. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim: -E. L., 29 vjeç dhe L. L., 62 vjeçe (nënë e bir), banues në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës.
Në tetor të vitit 2021, ka kallëzuar shtetasi J. Q., 72 vjeç, banues në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, duke pretenduar se këta shtetas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekësh të rinj.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Shtetasi J. Q. ka kallëzuar se këta 2 shtetas kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor, i janë prezantuar si nënë e bir dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë parash, pasi jeta e tyre rrezikohej nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.
Shtetasit E. L. dhe L. L. ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.03.2022, ka caktuar për shtetasen L. L., dënimin alternativ “Shërbim prove”, për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa shtetasin E. L. e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Jeto I Lumtur.al