JiL.al - Jeto i Lumtur

IKMT hedh në erë me tritol godinën e hotelit “Prestige Resort”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shpërthim shumë i fuqishëm këtë të diel, shembi objektin “Prestige Resort”.

News 24 Praportoi se 70 kilogram eksploziv iu vunë hotelit 7 katësh të resortitpër ta shembur përtokë.

Televizioni qe eshte pjese e grupit te biznesit qe ka ne pronesi edhe hotelin shkruajti se u deshën vetëm pak sekonda që një investim disavjeçar, mundi dhe puna e shumë njerëzve, destinacioni i pushimit të mijëra të tjerëve, të ktheheshin në një grumbull gjigand intertesh.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Që nga e enjtja kur nisi aksioni dhe deri pak orë para kryerjes së shpërthimit, IKMT nuk kishte njoftuar asgjë mbi veprimet e saj të paligjshme në resort. Vetëm në mesditën e së dielës, IKMT njoftoi se do kryente shpërthimin e kontrolluar në ndërtesë.

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.

Shkatërrimi i hotelit me tritol ndodhi pak orë përpara se gjykata https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Durrësit të shqyrtonte kërkesën e kompanisë “Erioni SHPK” për pezullimin e shembjes së hotelit deri në shqyrtimin me themel të saj.

Por ashtu siç parashikohej, Dallëndyshe Bici, që kur nisi sulmi i paprecedentë ndaj “Prestige Resort”, në pronësi të Hysenbelliu Group, përfaqësuesit e kompanisë paralelisht me gjykatën iu drejtuan me një shkresë zyrtare edhe drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, duke i kërkuar të ndalojë aksionin, deri sa organet e drejtësisë të flasin. Shoqëria “Erjoni Sh.P.K” i cilëson abuzive dhe të paligjshme veprimet e IKMT në “Prestige Resort”, dhe thekson se institucioni i drejtuar nga Dallëndyshe Bici ka konsumuar disa vepra penale.

Scroll to Top