JiL.al - Jeto i Lumtur

Inceneratorët, Berisha: Një kryeministër nuk do e firmoste kurrë kontratën nëse nuk ishte kompania e tij  

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i demokratëve Sali Berisha ripërsëriti se pas aferës së inceneratorëve qëndron Kryeministri Edi Rama. Berisha tha se një kryeministër që ka në vëmendjen e tij interesin e qytetarëve nuk do të firmoste për një kontratë me negociatë të mbyllur pavarësisht se Agjencia e Prokurimeve shprehej në shkresën zyrtare, se kjo formë nuk ekzistonte në ligjin shqiptar. Sipas Berishës ‘një kryeministër kurrë nuk mund ta bënte këtë nëse nuk ishte kompani e tij’.

Në këtë debat ju dëgjuat të përdorë gjuhë ordineri, njeriu i cili argument të vetëm pse nuk vjedh ka gjatësinë trupore. E vërteta është që të akuzosh një njeri për vjedhje është gjë e rëndë, ta kemi të qartë. Por e vërteta është se në aferën 420 milionëshe njeriu i parë, kryesor i asaj afere të tmerrshme të vjedhjes së qindra milionë eurove, ka emrin Edi Rama dhe pse të dashur qytetarë? Pse? Jua thotë këtë një ish-kryeministër. Një ish-kryeministër, nëse do të funksionojë në interesin tuaj më të mirë, e ka të thjeshtë, zbaton ligjin, nuk bën asgjë tjetër. Çfarë ka bërë zoti Rama, në aferën e inceneratorëve? Jua them unë. Pasi Ministri i Mjedisit i ka dërguar shkresë Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike, për t’i kërkuar zyrtarisht mendim dhe autorizim, për të përdorur formën negociatë e mbyllur në rastin e djegëve, drejtori Edmond Ahmeti, i kthen përgjigje të prerë, që kjo formë nuk ekziston në ligj. I dërgohet shkresa e dytë, kjo është në 2014-n, përsëri po në Nëntor, Ahmeti kthen të njëjtën përgjigje, kjo praktikë, negociatë e mbyllur nuk ekziston në ligjin shqiptar, ka vetëm 3 forma. Këtë shkresë ia dërgon jo vetëm Kokës, por ia dërgon Agaçios, Sekretarit të Përgjithshëm, njeriu, përgjegjës direkt që ka në kontroll Departamenti Juridik dhe Departamente të tjera për ligjshmërinë e akteve të qeverisë. Por Edi Rama, pavarësisht nga ky vendim i Agjencisë së Prokurimeve firmos për kontratën me negociatë të mbyllur. Një kryeministër kurrë nuk mund ta bënte këtë nëse nuk ishte kompania e tij. Kurrë. S’e bënte dot”.

Më herët, kryeministri Edi Rama u përfshi në replika me deputetin demokrat Agron Shehaj gjatë seancës plenare që po zhvillohet këtë të mërkurë. Ky i fundit e akuzoi Ramën se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë. Kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se për këtë opozita duhet të sjellë prova, pasi një akuzë e tillë është shumë e rëndë. Nëse do të kishte prova, Rama u shpreh se, ai jo vetëm që nuk duhet të ishte në karrigen e kryeministrit, por duhet të ishte para drejtësisë. Këto komente të kryeministrit sollën edhe reagimet e deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike./tvklan.al

Scroll to Top