Inceneratorët, Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi është thirrur nga SPAK këtë të premte. Klan News raporton se ai është thirrur si person i cili ka dijeni për çështjen e inceneratorëve.

Gazetarja Glidona Daci raporton se Agaçi nuk ka dhënë asnjë koment pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Sipas burimeve të gazetares, Agaçi ka qëndruar rreth 1 orë para prokurorit Dritan Premçi.

“Të paktën informacionet që kemi mundur të sigurojmë janë të pakta nga deklarimet që ka dhënë zoti Agaçi për rreth 1 orë përpara prokurorit Dritan Premçi. Thuhet që ai ka shpjeguar pozicionin e tij, mënyrën si është marrë vendimi për koncesionin e inceneratorëve. Nga ana tjetër ka shpjeguar që gjithë procedura e ndjekur për koncesionin për inceneratorët ka qenë e rregullt dhe konform ligjeve në fuqi, nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore nga ana e qeverisë në lidhje me këtë çështje dhe i janë referuar të gjitha dokumenteve që i kanë mbërritur nga Ministria e Mjedisit në atë kohë e cila ka qenë edhe një nga ministritë që ka pasur rolin kryesor në çështjen e inceneratorëve duke qenë se inceneratorët u hodhën si koncesion për t’u bërë për shkak se kishim probleme me mbetjet dhe ndotjen mjedisore. Agaçi ka shpjeguar me detaje të gjitha pyetjet që janë bërë nga grupi i hetimit ku ka pretenduar se nuk ka pasur në asnjë rast shkelje të ligjit, dhe po ashtu ka sqaruar edhe pozicionin e tij, duke qenë se koncesioni për inceneratorët padiskutim që ka edhe firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë”, tha gazetarja. /tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *