Inskenim nga vetë Vis Martinaj apo eliminim nga rivalë? Policia ende në dyshime mbi zhdukjen e të shumëkërkuarit

Jil
Jil
1 Min Read

Rasti i zhdukjes së të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj është i rrallë për mënyrën se si është denoncuar në Polici nga ana e familjarëve të tij.

Kjo për shkak se nuk kemi të bëjmë me largim nga banesa dhe as nuk ka dyshime apo të dhëna për rrëmbim personi, por familjarët e tij, më konkretisht xhaxhai i tij, Faik Martinaj ka deklaruar se personat që e shoqëronin atë kanë humbur kontaktet me Ervis Martinajn.

Dyshimet janë nëse është zhdukur vetëm Vis Martinajn apo edhe personat që e shoqëronin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia po i heton të dyja pistat, si atë të inskenimit por edhe atë të eliminimit të tij.

Dyshimet më të forta të Policisë janë se kjo ngjarje mund të jetë e inskenuar nga ana e vetë Vis Martinajt, me qëllim për t’iu shmangur edhe rivalëve të tij në krim por edhe drejtësisë, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh.

Policia ende nuk ka vendosur se si do ta regjistrojë këtë rast.jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *