Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Autoritetet në Turqi kanë shpallur në kërkim një burrë të dyshuar si organizator i sulmit me bombë në sheshin Taksim të Stambollit që i shkaktoi vdekjen 6 personave dhe la të plagosur 82 të tjerë.
Gjatë natës së kaluar, policia turke arrestoi 46 persona, mes të cilëve edhe gruaja siriane, Ahlam Albashir, e cila është personi që u kap në kamerat e sigurisë duke lënë çantën me lëndë eksplozive pranë disa vazove me lule në shëtitore.
Tashmë një burrë që dyshohet se ka bashkëpunuar me të është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se fshihet në Bullgari, por INTERPOL ka njoftuar të gjitha vendet fqinje të Turqisë, përfshi edhe Greqinë.
Gruaja kurde e arrestuar nga autoritetet turke pranoi se ishte trajnuar për përdorimin e lëndëve ekspolozive, ndërsa autoritetet turke fajësojnë militantët kurdë që ndodhen në Ayn al-Arab në veri të Sirisë.
Megjithatë deri tani militantët e PKK/YPG së turke nuk e kanë marrë përsipër sulmin.