Iran, shpërthen zjarri në burgun më të madh të Teheranit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pak më parë në një nga burgjet më të mëdha të Teheranit në Iran, në atë që përngjan me një revoltë e të dënuarve, në republikën islamike, e pushtuar së fundmi nga protestat kundër regjimit.

Lajmi u dha nga presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi e cila ka shpërndarë dhe disa video nga burgu, ku kryesisht mbahen të dënuarit politikë.

Pamjet janë me të vërtetë dramatike, ku shihet burgu i rrëmbyer nga flakët dhe thirrje të shumta nga të burgosur dhe të lehura qensh, që mendohet të jenë të policisë.

Gjithashtu, Rajavi iu bën thirrje banorëve të Teheranit që të ndihmojnë të dënuarit, të cilët sipas saj po qëllohen me armë nga rojet revolucionare.

Ditët e fundit, Irani është përfshirë nga protesta të dhunshme, pas vdekjes së një vajze të re nga një strukturë policore e regjimit islamik, pasi nuk kishte vendosur si duhet shaminë.

Ndërkohë që mediat shtetërore raportojnë se situata në burg tashmë është nën kontroll./a2 cnn

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *