Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Ministri i Jashtëm iranian, e ka pranuar për herë të parë se vendi i tij i ka dhuruar dronë Rusisë, por ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar prej disa javësh qytetet ukrainase.
“Ne i kemi dhënë Rusisë nje numër të kufizuar të dronëve, para se të niste lufta në Ukrainë”, u ka thënë ministri iranian gazetarëve, pas një takimi në Teheran. Ditë më parë, zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë armatosjen e Rusisë për luftën në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif, thotë se nuk beson se një luftë do të shpërthente në rajon, pasi Teherani nuk dëshiron një konflikt.
“Asnjë vend nuk ka iluzionin që mund të përballet me Iranin”, thotë Mohammad Javad Zarif, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Shqetësimet për një konflikt të mundshëm janë ndezur që kur Shtëpia e Bardhë urdhëroi anijet e luftës dhe bombarduesit në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar një kërcënim të dyshuar dhe të pashpjeguar nga Irani.
Më parë këtë javë, SHBA largoi një pjesë të stafit diplomatik nga ambasada e saj në Bagdad pas sulmeve të fundjavës në katër depozita të naftës jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE).
Ndërkohë, mediat saudite raportuan se një numër i shteteve të Gjirit kanë rënë dakord për një kërkesë nga SHBA për të ristrukturuar forcat e saj ushtarake në ujërat dhe territoret e Gjirit.