Ish-bosi i mafias vdes në burg

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ish-bos i mafias në Amerikë ka ndërruar jetë në burg. Francis Salemme, i cili njihej edhe si “Cadillac Frank”, vdiq të martën në moshën 89-vjeçare. Ai ishte i njohur pasi drejtoi familjen e krimit Patriarca, e cila njihej gjithashtu si mafia e New England në fillim të viteve 1990.

Salemme është dënuar për disa krime të ndryshme. Në vitin 2018, ai u dënua me burgim të përjetshëm pas vrasjes së pronarit të një klubi nate në vitin 1993. Salemme u dënua pasi në vitin 2016 u gjetën disa mbetje të viktimës së tij.

Në vitet 1960, Saleme ka marrë pjesë në disa përplasje mes bandave në Boston. Fillimisht ai kaloi 16 vite në burg sepse u përpoq të vriste avokatin John Fitzgerald duke i shpërthyer makinën në vitin 1968. Fitzgerald humbi një këmbë, por mbijetoi.

Më vonë Salemme u dënua për shantazh së bashku me gangsterin e njohur nga Bostoni, James “Whitey” Bulger. Mirëpo në këtë çështje u zbulua se shoku i ngushtë i Bulger dhe Saleme, kishte punuar në mënyrë sekrete si informator i FBI-së.

Salemme u lirua në fillim të vitit 2003 pasi shërbeu si informator dhe ndihmoi prokurorët të dënonin një agjent të korruptuar të FBI-së. Avokati i tij, Steven Boozarg, i tha Associated Press se Salemme-s “i vinte keq për shumë gjëra që kishte bërë në jetën e tij, veçanërisht për efektet që kishte në familjen e tij të ngushtë dhe familjet e të tjerëve”./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *