Ish-drejtues i lartë i Policisë ‘plas bombën”: Ervis Martinaj është gjallë dhe shumë afër nesh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Teksa policia vijon ende hetimet për të zgjidhur fatin e Ervis Martinaj, në studion e ‘Shqipëria Live’ ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se njeriu më i komentuar i momentit është gjallë dhe shumë afër nesh.

Ndër të tjera ai ka shtuar se policia gjithmonë ka patur informacion mbi fatin e Ervis Martinaj dhe ka sekuestruar edhe pamjet filmike që kanë regjistruar lëvizjet e tij të fundit.

“ Unë do doja të ishtë gjallë sepse është njeri dhe sepse di shumë për gjithçka. Di shumë edhe për fakti se ai me të vërtetë është një personalitet i shquar në fushën e lojërave të fatit.

Ervis Martinaj nuk ishte kriminel, fillimisht ishte biznesmen.  Policia ka patur informacione për Ervis Martinaj dhe është ditur dhe emri i personit me të cilin ka qenë. Pamjet filmike i ka sekuestruar policia dhe jo familja.

Ervis Martinaj është gjallë dhe është shumë afër. Ai është gjallë dhe do të mbetet gjallë për politikën shqiptare. Një person është i fortë kur ka një shtet të dobët.”- tha në studio Shemsi Prençi.

Ndërkohë kujtojmë se prej muajit maji të vitit 2022, ‘bossi’ i lojërave të fatit Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK, teksa pak kohë më parë ai është zhdukur pa lënë gjurmë ndërkohë që nuk dihet nëse është gjallë, i vdekur apo thjesht i zhdukur.  

Scroll to Top