JiL.al - Jeto i Lumtur

Ish-efektivit i RENEA-s, ka ‘gisht’ në vrasjes e Kastriot Reçit? Si u vra pronari i televizionit në Mirditë në 2020

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

‘A është Remal Rada ekzekutori i Kastriot Reçi’, kjo është pyetja që gjykata e Lezhës kërkon të marrë përgjigje dhe ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s Remal Rada dhe Elton Hithit.

Mostrat u janë marrë dy të dyshuarve ditën e sotme dhe përgjigja pritet të dalë brenda kësaj jave.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Organi i akuzës në Lezhë kërkon që të krahasojë ADN-në me gjurmët e për shkak se në armën tip snajper me të cilën u ekzekutua Reçi në Rrëshen, janë gjetur gjurmë biologjike që mund të çojnë në identifikimin e autorëve, prokurori ka kërkuar marrjen e mostrave biologjike për të bëre krahasimin e tyre.

A është ish-speciali i RENEA-s njeriu që vrau Kastriot Reçin? Gjykata e Lezhës lejon marrjen e ADN së, Remal Radës

BW shkruan se Prokuroria e Lezhës ka dyshime se Rada dhe Hithi mund të kenë informacion se ku është marrë snajperi që u përdorë për të vrarë Reçin. Mostrat e ADN-së u janë marrë dy të dyshuarve në paraburgimin 31.

Kastriot Reçi, një emër i njohur së paku në veri u ekzekutua në 2020 me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rreshenit, duke rihapur një plagë të vjetër të hakmarrjes në Mirditë. Ai nuk është një person i skeduar nga policia, por emri i tij lakohej për trafik droge.

Sakaq, 47-vjeçari ishte pronar i një televizoni me seli në Lezhe “Media Plus” dhe një bar-kafe në Rrëshen me emrin “Mirdita”.

Pikërisht para lokalit të tij ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona të armatosur. Policia deri më tani nuk ka dhënë asnjë pistë për hetimin e kësaj vrasje, por burimet konfidenciale thanë se bëhet fjalë për vrasje për hakmarrje.

Vrasja e Kreshnik Gjinit

Kreshnik Gjini, 31 vjeç është vrarë në komunën e Forestit të Belgjikë në 2017. Kanë qenë dy persona të maskuar që qëlluan me armë Kreshnik Gjinin, i cili humbi jetën menjëherë. Hetuesit belgë nuk kanë asnjë të dhënë sa i përket identitetit të dy vrasësve.

Ndërsa, hetimet janë përqëndruar në disa vrasje që kanë ndodhur në të kaluarën dhe që dyshohet se kanë lidhje me viktimën.

Cristina, e dashura e Kreshnik Gjinit, u tha hetuesve belgë se një vit më parë është vrarë në Shqipëri daja i 31-vjeçarit.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, Sajmir Jaku, i cili u ekzekutua më 9 Shtator 2016 në Rrëshen. 9 muaj më pas është vrarë në Romë, Gasper Reci, vëllai i Kastriot Reçit, edhe kjo vrasje e mbetur pa autor.

-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku

-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali.

-Më 6 shtator 2017 u vra Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë

-Më 7 Janar 2020, u vra Kastriot Reci në Rreshen.

jetoilumtu.al/  

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top