Ish-ministri Beqaj del nga SPAK, ‘mbyll gojën’ para gazetarëve

Editor
1 Min Read

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK. Ai u paraqit pak minuta më parë për të firmosur para oficerit të BKH-së në lidhje me koncesionin e sterilizimit.about:blank

Ndaj tij janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”.

SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *