Ish-zv.komandanti i Forcës Detare nxjerr fotot: 3 anije greke për 2 orë u futën në ujra shqiptarë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ish-zv. komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari ka bërë me dije se tre anije greke hynë përsëri për dy orë në brendësi të ujërave shqiptare.

“Zbulimin” për hyrjen e anijeve në territorin shqiptar duket se e ka zbuluar vetë duke i ndjekur online, ndërsa në rrjetet e tij sociale Meçollari deklaron se kjo është hera e 11-të që ndodh kjo në zonën e shelfit kontimental të kontestuar (pa delimituar) midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Informacion edhe për MEPJ. Për dy orë tre anijet që merren me studime për hidrokarbure në Detin Jon dhe në Bllokun 1 mund të hynë përsëri, për të 11 herë, në zonën e shelfit kontimental të kontestuar (pa delimituar) midis Shqipërisë dhe Greqisë ose në shelfin kontinental të Shqipërisë.

Anijet, si mjete detare, janë me motor dhe nuk mund të gjenden më sot në pozicionin e mbrëmshëm të orës 20:30.

Për të gjithë ata që duan të ndjekin lundrimin e anijeve në kohë reale, ku burim i informacionit është AIS (Automatic Idintification System) i anijeve mund të shkarkojnë në smartphon-in e tyre programin Marim Radar. Ka dhe disa të tjerë të vlefshëm në internet,”-shkruan Meçollari.

Madje ka ndarë edhe pamje nga grafikët që ka arritur që të sifurojë online. Ndërsa nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë reagim lidhur me denoncimin as nga Ministria për Punët e Jashtme dhe as nga ajo e Mbrojtjes. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *