Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 61-vjeçari, pjesë e grupit kriminal

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Fierit ka vendosur në pranga një 61 vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Procedimi penal ndaj tij nisi në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

GJKKO vendosur më 08.03.2022 masën “Arrest me burg” ndaj 61 vjeçarit për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Interaction” për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 61-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, finalizuan operacion policor të koduar “Interaction”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

M. B., 61 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”../jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *