Ishte shpallur në kërkim, drejtori i AKU-së Shkodër vetëdorëzohet në polici

Jil
Jil
1 Min Read
Ishte shpallur në kërkim, drejtori i AKU-së Shkodër

Drejtori i AKU në Shkodër, Gjergj Sokoli, i cili ishte shpallur në kërkim është paraqitur në ambientet e policisë dhe pasi është marrë në pyetje ai u la i lirë.

Më herët u raportia se Sokoli ishte arrestuar pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk ka evidentuar aktivitetet e paligjshme të një 55-vjeçari që tregtonte vezë.

55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera vezë të pakontrolluara. Këto vezë prodhoheshin në një pulari të paregjistruar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Shtetasi Gj. S., me detyrë Drejtor i AKU, Shkodër, i shpallur në kërkim policor, është vetëparaqitur në ambientet e DVP Shkodër. Pas deklarimeve të dhëna, ky shtetas është lënë i lirë”, thotë policia.

Më herët në kuadër të operacionit të koduar “Illegality” u arrestua 55-vjecari V.GJ  pasi në pularinë në pronësi të tij të paregjistruar në Tatime prodhoheshin vezë të cilat shiteshin në treg në emër të markave të tjera.

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *