Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari…

Jil
Jil
2 Min Read

Një 46-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Neritan Bora, banues në fshatin Mashan të Gramshit, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, me 5 vite burg. Tashmë atij i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e tre muaj burg.

Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, materialet i kaluan Prokurorisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi i plotë: 

Elbasan/Kontrolle të shtuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

Neritan Bora, 46 vjeç, banues në fshatin Mashan, Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.

Ky shtetas, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *