Ishte zhdukur 8 ditë më parë, gjendet në një kanalizim tetëvjeçari (Detaje)

Jil
Jil
1 Min Read

Një djalë që ishte zhdukur për më tepër se një javë në Gjermani, është gjetur gjallë në një kanalizim, raporton BBC.

Joe 8-vjeçar, ishte zhdukur nga oborri i familjes në Oldenburg më 17 qershor, ndërsa Policia nisi një kërkim masiv.

Ai është gjetur më në fund të shtunën në mëngjes, kur një kalimtar dëgjoi zhurmën nga kanalizimi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pasi u shpëtua vogëlushi ai u dërgua në spital ndërsa vuante nga hipotermia, por nuk kishte lëndime të mëdha.

Policia njoftoi për lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Tetëvjeçari Joe është gjallë! Faleminderit publikut për informatat, ne ishim në gjendje të gjenim Joen në një sistem kanalizimi.

Gjëja më e rëndësishme është se ai është gjallë dhe menjëherë u dërgua në spital dhe është në duar të sigurta”, ka thënë shefi i Policisë së Oldenburgut, Johann Kuhme.

Babai i Joet ka thënë se tetëvjeçari është në gjendje të mirë duke marrë parasysh rrethanat.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *