Itali- Gjendet trupi i 18-vjeçares që refuzoi të martohej me kushëririn e saj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI- Autoritetet italiane kanë gjetur trupin e 18-vjeçares Shaman Abbas, e cila ishte zhdukur për më shumë se një vit pasi ajo refuzoi të udhëtonte në Pakistan për një “martesë me mblesëri”. Ajo u identifikua nga një anomali dentare, detaj i siguruar falë fotove dhe videove. Shaman jetonte në Novelara, në Italinë veriore, afër Bolonjës. Në vitin 2020, ajo refuzoi të shkonte në Pakistan për t’u martuar me një kushëri, siç e kishte kërkuar familja e saj.

Trupi i adoleshentes u identifikua nga të dhënat dentare pasi mbetjet njerëzore u zbuluan pranë shtëpisë së familjes së saj në nëntor 2022, raportoi agjencia e lajmeve Ansa duke cituar avokaten e viktimës Barbara Iannucelli. Abbas nuk është parë që nga prilli 2021. Pesë anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë babanë dhe xhaxhain e saj, do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm për të ashtuquajturën “vrasje nderi” që tronditi Italinë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk kishte më asnjë dyshim për identitetin e viktimës.

“Le të vendoset drejtësia për një grua të re të pafajshme që vetëm donte të jetonte lirinë e saj,”- shkroi Meloni në Twitter, duke e shoqëruar postimin e saj me një foto të Abbasit i veshur me një rrip të kuq dhe buzëkuq të kuq të ngjashëm.

Një kockë e thyer në pjesën e përparme të qafës mbështet teorinë se Shaman u mbyt nga familja e saj. Prokurorët besojnë se familja u “tërbua” kur zbuluan se Shaman kishte një lidhje me një djalë në Itali.

Autoritetet dyshojnë se adoleshentja u vra teksa kthehej në shtëpinë e familjes së saj për të marrë disa dokumente. Babai i saj, Shabir Abbas, u arrestua në fshatin e tij në Pakistanin lindor në nëntor me dyshimin për vrasje, edhe pse ai gjithmonë e mohonte që vajza e tij kishte vdekur. Xhaxhai i saj u ekstradua nga Franca dhe do të dalë në gjyq, së bashku me dy kushërinjtë e saj. Nëna e saj mbetet e lirë dhe besohet të jetë në Pakistan.noa,al

Scroll to Top