Italiani 102 vjeç kalon me sukses testin për të rinovuar patentën

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 102-vjeçar italian ka kaluar testin për rinovimin e patentës së shoferit. I lindur më 6 maj 1920, Mario Bonetti nga qyteti i Viareggios është lejuar që të vazhdojë të drejtojë Fiat Panda-n e tij sepse është në formë dhe ende sheh dhe dëgjon mirë.

Bonetti mori patentën e shoferit më shumë se 80 vjet më parë, kur Italia ishte ende një monarki. “Xhaxhai im është një mrekulli e natyrës, ai sheh mirë, është kurioz, inteligjent dhe dëgjon mirë”, tha mbesa e tij Adriana Bonettipër gazetën La Nazione.

“Gjatë testit vjetor për rinovimin e patentës së tij, ai ishte totalisht i relaksuar.”, theksoi ajo. Por ai nuk është i vetmi person në këtë moshë me patentë shoferi në Itali. Në Maj, 100 vjeçarja Candida Uderzo rinovoi gjithashtu patentën e saj.jetoilumtu.al/

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *