Nuk është i vetmi fermer që vjen nga jashtë për të punuar tokat shqiptarë.
Michelle Ricci, tre vite më parë la Italinë për të kultivuar drithëra në fshatin Kropisht të Selenicës. Në 150 hektarë tokë Michelle ka mbjellë, grurë, misër dhe tërshërë. Gjatë këtyre viteve fermeri Italian,
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
po ndeshet me problemet e bujqësisë shqiptare që sipas tij janë të shumta. Tregtarët e fabrikave të miellit shqiptarë, grurin kërkojnë ta blejnë me çmimin që nuk mbulon kostot e prodhimit. Nëse toka e Selenicës ndihmon të prodhojë grurë cilësorë, bashkombasit e Michelit, pra tregtarët Italian I japin çmimin e duhur grurit shqiptar.
“Sot grurin në Foxha mund t ashes me 55 euro kuintalin, ndërsa deri të mërkurën mund të shitet edhe 70 euro. Ndërkohë që në Shqipëri, fermerët po e shesin 36 euro”.
Sipas Michelit, gruri i tij rishitet për të dytën herë nga tregtarët italianë për fabrikat e makaronave në Shqipëri, kësaj me një çmim akoma më shtrenjtë.
“Dhe absusrditeti ndodh që janë po tregtarët shqiptarë ata që grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali me çmimin më të shtrenjtë për të prodhuar makarona special”.
Pas tregut, bujku Italian merakoset për magazinimin e drithërave.
“Kam aplikuar për të ngritur një kapanon për të future të gjithë prodhimin dhe akoma nuk ma kanë miratuar lejen e ndërtimit. Do të detyrohem të shes grurin me çmimin që do të më japin tregtarët Italian, pasi nuk mund të rrëzikoj që ta lë atë jashtë në natyrë”.
Histori si kjo e Michelit nga tregojnë se grosistët e grurit në Shqipëri, e vlerësojnë prodhimin vendas vetëm atëherë kur humb gjurmët e origjinës. Katër tregtarët e mëdhenj janë dakordësuar që grurin shqiptarë a vlerësojnë 36 lekë për kilogram, ndërsa atë serb 51 lekë.korrieri