JiL.al - Jeto i Lumtur

Iu gjet arsenal armësh në banesë, Kujtim Çaushi, daja i biznesmenit të vrarë në 2008-ën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kujtim Çaushi, 62-vjeçari i cili u arrestua pasditen e djeshme pasi iu gjet një arsenal armësh në banesë, është daja i biznes menti Elton Deliu, i ekzekutuar më 27 dhjetor 2008, bashkë me nënën e tij Flutura Deliu.

Arsenali i armëve si snajperë, granatahedhës, dylbi, etj si dhe mjete te blinduara, u zbulua nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut, por që https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpallur në kërkim.

Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke u shpëtuar prangave.

Elton Deliu u ekzekutua bashkë me nënën në apartamentin e tyre në katin e gjashtë të një pallati mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin.

Pas vrasjes se tyre bashkëjetuesja e Deliut pati probleme pasurie me familjen Caushi, përplasje e cila nuk u bë e qartë sesi përfundoi.

 

 

….jetoilumtu.al/ 

Scroll to Top