Iu kap kokainë poshtë dyshekut, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre dy vajza (EMRAT)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Për të gjetur vrasësin e Shefki Kurtit, hetuesit duhet të gjejnë përgjigjet e këtyre dy pyetjeve themelore: pse dhe ku u vra i moshuari? Ndërsa hetimet po vazhdojnë në shtëpinë e tij, bashkëshortja e tij Nadire është detyruar që të shkojë të jetojë me të birin derisa të gjendet ajo që po kërkohet.

Le të flasim për gjurmët. Copëtimi i një kufome shkakton gjakderdhje të madhe, ndaj dhe është e pamundur që vrasësi ta pastronte kaq mirë vendin duke mos lënë asnjë shenjë. Në fillim u duk se ishte kryer në një mënyrë shumë të vrazhdë, pra nga një dorë që nuk duket eksperte.

Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Kjo pasi u gjet koka dhe një copë trupi me tatuazh, gjë që lë të kuptohet identiteti i viktimës.

Megjithatë, ende nuk mund të gjendet vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme. Sipas fëmijëve të tij, Arbeni i njohur si Benni dhe Alketa, i ati i tyre nuk kishte armiq. Megjithatë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin.

Duke e urryer deri në atë pikë sa ta vriste pa mëshirë, duke bërë kërdi me kufomën e tij dhe më pas duke e hedhur trupin e tij në një kanal, me shpresën se nuk do të gjendej kurrë. Autopsia zbuloi edhe armën e vrasjes dhe atë të përdorur për asgjësimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë edhe një sharrë rrethore.

Por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Sipas autoriteteve, Kurti kur është larguar nga banesa nuk e ka marrë me vete celularin. Edhe makinën e kishte në garazh.

Autoritetet po hetojnë financat e familjes, për të zbuluar nëse kanë ndonjë borxh. Sipas hetimeve çifti i të moshuarve jetonin me një pension prej 1 mijë Eurosh në muaj, por nuk kanë pasur problematika nga ana financiare.

Shefki Kurti kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim.

Njerëzit e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij, Alketën dhe Arbenin.

Vajza prej disa vitesh jeton në Zvicër me familjen e saj, por është kthyer menjëherë kur ka marrë vesh për tragjedinë. Djali, Arbeni, provoi fatin e tij në botën e argëtimit.

Pas një karriere si DJ ai mori nën menaxhim një lokal. Një aktivitet që kërkonte një investim të mirë, por Covid i ka prishur të gjitha planet. Tani djali jeton me familjen e tij në Masi, në zonën e Padovës.

“Nuk u dhamë asnjë pistë karabinierëve. Babai im nuk kishte njeri që i donte të keqen, nuk shkonte as lokaleve”, janë shprehur dy fëmijët të cilët kanë kërkuar nga mediat italiane që të lihen të qetë pas kësaj tragjedie./ilgazzettino.it

 

jetoilumtu.al/              

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top