Iu vendos lëndë plasëse në shtëpi, 60-vjeçari: Është hera e tretë, duan të prishin biznesin që kam dhënë me qira

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

60-vjeçari që ka në pronësi banesën ku u vu tritol këtë mëngjes në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, thotë se është hera e tretë që prona e tij sulmohet në këtë mënyrë.

Në portën e banesës dy katëshe në pronësi të Remzi Ponarit shpërtheu një lëndë plasëse dhe për pasojë u dëmtuan xhamat e biznesit në katin e parë.

I pyetur nga TCH, Ponari hedh poshtë dyshimet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve me qiramarrësin. Sipas tij, qëllimi i autorëve mund të jetë prishja e biznesit, ndërsa thotë se ngjarjen do ta ndjekë nga afër kur të kthehet në vend.

Une në pronën e kam timen e kam me dokumente të plota. Katin përdhe e kam dhënë me qira një biznesi përpunim xhami. Marrëdhëniet me qiramarrësin i kam më se normale. Është siç mora vesh, hera e tretë që hedhin lëndë plasëse. Mendoj se kanë qëllim prishjen e biznesit sepse nuk gjej shkaqe të tjera. Mendoj se organet e hetimit policor kanë pasur mundësi  ta zgjidhnin këtë nyjë, megjithatë unë ditën e shtunë kthehem dhe besoj se do të kemi të reja”, përgjigjet Ponari kërkesës së gazetares.

Vetë 60-vjeçari ka qenë avokat i caktuar nga shteti në disa çështje të forta në Shqipëri.

Në vendngjarje policia ka mbledhur një seri pamjesh nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorit i cili është një i ri rreth 25 vjeç./ Top Channel

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *