Ja gjërat që kam mësuar nga jeta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Paulo Coelho: “Ja gjërat që kam mësuar nga jeta”

– Nuk ka rëndësi sa i mirë është një person, ai do të lëndohet gjithsesi. E rëndësishme është t’i falësh ata që të lëndojnë dhe të vazhdosh përpara me jetën tënde.

– Duhen vite për ta ndërtuar besimin dhe vetëm pak sekonda për ta shkatërruar atë.

– Nuk duhet t’i ndryshojmë miqtë, por të kuptojmë se edhe miqtë ndryshojnë.

– Rrethanat dhe ambienti kanë ndikim tek ne, por jemi ne përgjegjës të vetes sonë.

–  Duhet të jesh ti nën kontroll të veprimeve të tua, ose ato do të kontrollojnë ty.

– Heronjtë janë persona që kanë bërë gjërat e nevojshme për të bërë, të përballonin pasojat.

– Durimi kërkon shumë praktikë.

– Ka njerëz, të cilët na duan por nuk dinë se si ta tregojnë atë gjë.

– Ndonjëherë, personi që mendoje se donte të shihte sa më keq, është ai që të ngre, kur bie.

– Vetëm pse dikush nuk të do, ashtu siç do të doje, nuk do të thotë se ti nuk e do veten tënde.

– Nuk i duhet thënë asnjëherë një fëmije se ëndrrat janë marrëzi: do të ishte një tragjedi, nëse ai do të bësonte këtë gjë.

– Jo gjithmonë është e rëndësishme të të falë dikush. Në pjesën më të madhe të rasteve duhet të jesh ti që e fal veten tënde.

– Nuk ka rëndësi në sa copëza të thyhet zemra; bota nuk ndalet duke pritur që ti të marrësh veten.       Paolo Coelho

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top