Ja kur do nisë goditja ndaj ‘Peshqve të Mëdhenj’ dhe si SPAK do hyjë në lojë për Saliun që ta çojë pas hekurave

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek opozita dhe ecuria e reformës në drejtësi.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Ngjela shprehu bindjen se protesta e 7 korrikut e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas tij, ishte një dështim dhe një tubim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej ai, akuzoi Berishën se luajti blofin me gjyqin ndaj Blinken në Francë, ndërsa zbuloi se avokati francez i mori një thes me para kreut të Foltores dhe e mashtroi. Po ashtu, avokat Ngjela ka zbuluar edhe kohën se kur do nisë goditja ndaj “Peshqve të Mëdhenj” dhe si SPAK do hyjë në lojë për Berishën që ta çojë pas hekurave.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

-Zoti Ngjela, pak ditë më parë u zhvillua protesta që u organizua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Si ju duk pjesëmarrja në atë protestë?

Protestën e ndoqa me vëmendje dhe e di se sa ishin si numër dhe mund të them se gazetaria ka gabuar rëndë me falsitetin që tregoi në lidhje me pjesëmarrjen. Po pse donin ata dhe po ashtu edhe Saliu që të krijonin një falsitet në lidhje me pjesëmarrjen?

Sepse ata mendonin se duke gënjyer ose duke krijuar një falsitet të tillë do të ndryshonte mendimi i politikës amerikane për “non gratën” që shpalli pak kohë më parë Amerika ndaj Saliut. Por, pyetja që grihet është e thjesht.

Këta optikën amerikane do të gënjenin? Pyetja është akoma më e thjesht, po dron pse nuk doli këtë herë në protestë, a u pa gjë dron në protestë? Jo. Dronin e lanë dy sekonda dhe më pas e hoqën sepse pjesëmarrësit dukeshin që ishin shumë larg njëri- tjetrit. Që të gjithë e dinë që ajo ishte një falsitet kjo nuk diskutohet.

Tani ngrihet pyetja këta janë me shqiptarët, apo janë kundra? Por, gabimin e ka bërë edhe media nuk mund të gënjej dot media sado që të paguhet në funksion të interesit të shqiptarëve dhe nuk fituan asgjë.

Çështja është edhe më e thellë, a mund të ndalojë në Shqipëri reforma antikorrupsion që po drejtohet nga politika amerikane? Nuk ka mundësi që të ndaloj, sepse politika amerikane është shprehur vet në rangjet më të larta deri tek sekretari amerikan i shtetit që ne i jemi zotuar shoqërisë shqiptare për të eliminuar korrupsionin e niveleve të larta në Shqipëri.

Tani do heqin dorë nga zotimi ata sepse gënjen Saliu me një truk ordiner, e kanë kapur të gjithë. Përderisa do të vazhdojë lufta antikorrupsion, ne presim që të fillojë, por pyetja që ngrihet është se si do filloj lufta dhe nga do fillojë.

-Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se në protestën e radhës do të rrëzojë me çdo kusht qeverinë?

Sali Berisha edhe për këtë protestën që zhvilloi pak ditë më parë tha se do rrëzojë Ramën. Përderisa gazetaria e di që ai e ka thënë këtë se do rrëzojë Ramën dhe nuk bëri asgjë, pse do të bëjë tek protesta tjetër. Në një shtet demokrat nuk merren pushtetet me revoltë, por merren me vota.

Ajo që shoh unë tek opozita është se ekzistenca e një njeriu si Saliu që është “non grata” në Amerikë nuk lufton për Partinë Demokratike, por lufton për vete dhe le ta dëmtojë Partinë Demokratike.

Partisë Demokratike i intereson që të nxjerr një lidership të ri dhe të kërkojë zgjedhje të reja. A ka arsyetim logjiko-politik që Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të reja?jetoilumtu.al/

Scroll to Top