
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndaluar hyrjen e më shumë se 50 politikanëve irlandezë, përfshirë kryeministrin Micheal Martin, për shkak të sanksioneve të Perëndimit, sipas The Guardian.
Në mesin e personave të sanksionuar janë zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar dhe ministri i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Financave.
“Duke vepruar sipas urdhrave të Brukselit, Irlanda po kryen një fushatë propagandistike agresive anti-ruse,” thuhet në deklaratë.
Rusia ka bërë me dije se po ndalon hyrjen për 52 politikanë irlandezë, duke përfshirë kryeministrin Micheal Martin, duke akuzuar Dublinin për “një fushatë agresive propagandistike anti-ruse”.
Ndalimi përfshin zëvendëskryeministrin Leo Varadkar, ministrat e jashtëm, të drejtësisë dhe financave dhe disa parlamentarë.
Kjo është lëvizja e fundit e Rusisë kundër figurave të shquara nga vendet perëndimore që kanë dënuar luftën e saj në Ukrainë.
Si një anëtare e Bashkimit Evropian, Irlanda i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj më 24 shkurt dhe të dy vendet kanë dëbuar disa nga diplomatët e njëri-tjetrit.
Kremlini ka deklaruar se disa vende bënë “deklarata të pabaza” në lidhje me shpërthimin që ndodhi ditën e djeshme në territorin polak pranë kufirit me Ukrainën.
Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me incidentin, për të cilin ai shpjegoi se ishte shkaktuar nga një sistem i mbrojtjes ajrore S-300, të cilin Ministria ruse e Mbrojtjes e kishte cilësuar gjithashtu si një “provokim të qëllimshëm”.
Peskov theksoi se reagimi i SHBA-së ishte “i rezervuar” në krahasim me atë të vendeve të tjera, me sa duket duke iu referuar asaj që tha Joe Biden për origjinën e raketës.