Jam baba i dy vajzave, dua të jetoj’! U shpëtoi dy atentateve, Oti i Elbasanit i drejtohet me një letër kreut të SPAK…

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja kanë janë zbuluar së fundmi në lidhje me tentativat për vrasjen e Elton Kilës, i njohur ndryshe edhe si Oti i Elbasanit, pasi atij i janë bërë dy tentativa për ta vrarë, por që të dyja këto tentativa kanë dështuar, pasi ai nuk ka qenë pranë pikave ku vrasësit me pagesë kishin planifikuar për të finalizuar aksionin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai vijon të mos merret në pyetje nga SPAK, pavarësisht këtyre tentativave për ta eliminuar. Gazetari Artan Hoxha, ka bërë me dije në Abc se vetë Kila i është drejtuar me një letër, kreut të SPAK, Arben Kraja, për t’i treguar situatën në të cilën ndodhej.

Kila i shkroi Krajës, duke i shpjeguar se është informuar nga mediat që është i rrezikuar për tu vrarë, ndërsa mes të tjerash thekson se ka mësuar se është nën monitorim për t’u vrarë nga grupi i financuar nga Erjon Alibej.

Elton Kila kërkon të japë shpjegime përpara SPAK për të sqaruar pozitën e tij. Po ashtu Kila në letrën e tij e njofton Arben Krajën se ka bërë kërkesë në polici për të përfituar mbrojtje.

“Kërkoj të jap shpejgime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kerkesë tek ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje. Jam njeri që dua të vazhdoj rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time”, shkruhet mes të tjerash nga Elton Kila në letrën drejtuar Krajës.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *