“Jam lodhur duke ikur”, vetëdorëzohet 18-vjeçari shqiptar në Itali, “kapoja” i bandës së grabitësve

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sapo mbushi 18 vjeç vendosi të drejtonte një bandë të përbërë nga të mitur, me të cilët krijonte terror brenda stacioneve të trenave në Itali.

Bëhet fjalë për një adoleshent shqiptar tashmë të arrestuar.

I armatosur me thikë dhe nganjëherë duke përdorur shuplaka dhe grushte, ai i detyronte viktimat e tij të dorëzonin gjerdan ose kuletat me lekët që kishin e vete.

Veprat e tij dhe të miqve ishin filmuar nga kamerat e sigurisë.

Megjithatë përpara se të mbërrinte një urdhër arresti, kreu i bandës arriti të arratisej.

Por me sa duket, i lodhur nga arratia,  18-vjeçari u vetëdorëzua në polici.

I përlotur para ushtarëve adoleshenti tha se ishte lodhur duke ikur, shkruajnë mediet italiane. 

18-vjeçari ishte në kërkim si autor i tre grabitjeve të kryera në stacionin hekurudhor të Genovas. /abcnews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *