“Jam shumë e lumtur për zgjedhjen time dhe zgjedhjen e publikut”. Kështu u shpreh Dea Mishel prime-n e sotëm në “Big Brother VIP2”, duke iu referuar nominimit që bëri të martën.
Duke qenë se fitoi lojën e inteligjencës, Vëllai i Madh i dha të drejtën Deas që të nxirrte në nominim 3 banorë dhe ajo zgjodhi grupin “LEK”, Luizi-Efi-Kiara.
Dea shtoi se Luizin këtë javë e ka parë si të plagosur, ku ka bërë veç përpëlitje të vogla.
“Unë e di çfarë kam bërë, jam shumë e lumtur për zgjedhjen time dhe publikun. E shoh si të plagosur pa Efin. Ka bërë përpëlitje të vogla, zënka të vogla me Maestron dhe puthje me Kiarën. Është 10 hapa pas”, tha Dea Mishel.
Pjesë nga debati:
Dea: Po, patjetër që i prisja por nuk me ndikoi shumë, jam e lumtur .
Luizi: Me thënë të drejtën këta ndryshe thonë, ndryshe sillen, Ajo që më bëri nervoz është fakti që ajo tha se më ka inat. E respektoj këtë gjë. Për çfarë e çon në nominim Efin dhe Kiarën, kur më ke inat mua. Nëse do të më shikosh jashtë kësaj shtëpie, më dërgo në nominim me Oltën dhe me Kristin. Realisht, nuk janë nga ta që kanë guxim të vijnë të ta thonë në sy.
Olta: Nuk është e vërtetë.
Luizi: Kush të përmendi ty moj? Po ta kisha unë atë zarf, do bëja tjetër zgjedhje.
Kristi: Po të isha unë në atë pozicion do kisha menduar 50 për qind si Dea, 50 për qind si unë.
Luizi: Ndaje mendjen. Është e drejta e Deas, unë e respektoj.
Dea: Më respektoi shumë në fakt. Doja të vërtetoja se Luizi pa Efin është asgjë. Dhe kjo gjë u vu re këtë javë. Luizi gjithë javën, ka pritur që të vijë një “Efi” e re.
Kiara: Sa herë Dea është përpjekur të flasë me Luizin, ai e ka injoruar komplet.
Luizi: Unë e kam injoruar dhe do vazhdoj ta bëj.
Dea: Ai ka frikë, sepse përballë ai nuk ka asnjë armë.
Luizi: Unë të injoroj komplet nga maja e kokës te maja e këmbës. Ti u trembe.
Dea: Si u tremba unë? Se më kërcënove ti?
Amos: Nëse ajo do kishte bërë një lëvizje tjetër, dnuk do kishte shkuar kështu. Ti ke ditë që e kërkon Efin. Kemi disktuuar bashkë dhe më ke thënë që më duhet një Efi tjetër. Në kuadrin e lojës, këto janë kërcënime të kota Luiz.
Luizi: Jepi, shumohuni sa më shumë.
Kristi: E kemi bërë sistem kërcënimi edhe këtë.noa.al