Gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova”, pak ditë më parë Andi foli për ndarjen nga Jasmina. Sipas tij Jasmina ishte shumë posesive si në shoqëri ashtu në lidhje. Për më tepër, Andi shtoi se Jasmina ishte bërë shumë keq nga ndarja e tyre.
Deklarata e Andit: “U dobësua pasi u ndamë, u bë keq. Unë jam shumë njeri i kuptueshëm po ajo dhe në shoqëri ua merrte frymën shoqeve të veta, lëre pastaj mua që më ka parë në një mënyrë tjetër. Posesive. Asnjë shoqe nuk e ka. Mua nuk mundesh të më bësh mezor që të të dua. Asgjë nuk shkon mezor, as respekti, as dashuria. Më vjen spontanisht, më vjen”.
Jasmina e ftuar sot në “Big Talk” në Klan Kosova, i ka kthyer përgjigje deklaratave të Andit duke u shprehur se ajo ka mundësi ta ulë figurën e tij. Jasmina u shpreh se më shumë e ka prekur fakti që Andi foli për peshën dhe shoqërinë.
“Më shumë më ka prekur që foli për peshën dhe shoqërinë. Nuk e di sa normale i duket atyre konkurrentëve aty brenda që të qeshin për diçka të tillë. Mua pesha më lëviz në bazë të stresit dhe stresi im nuk varet kurrë nga meshkujt. Unë kam pasur probleme personale. Plus dhe fama se nuk është gjë normale që brenda natës të bëhesh e famshme. U stresova dhe lidhjen time e kisha në sytë e të gjithë botës. Kush është ai person që i pranon këto, të rrijë të tallet ai në televizor. Ai ka dalë për të përfaqësuar veten, jo çfarë kishim ne, jo çfarë ndodhi me ne. Po, kisha diçka, e keni parë në televizor, kaq! Mund dhe unë të dal të them që Andi kishte më shumë hormone femërore sesa mashkullore sepse llafet e grave është duke i bërë më mirë se ne femrat. Por unë s’kam dal kurrë ta them. Mund të them që kam video të Andit me fustanin tim veshur. Unë mundem shumë mirë ta ul figurën e tij, ta përflas nëpër intervista, por unë prandaj jam tërhequr sepse në çdo intervistë pyesin për të. Unë sapo e bëra dhe ai meriton më keq se kaq sepse unë kurrë nuk e kam fyer atë për paraqitjen e jashtme. Bën mirë të jetë hera e fundit. Ai mund ta marrë si kërcënim, ta marrë si të dojë. Pasi ai ka bërë atë deklaratë mua më kanë komentuar në çdo rrjet social. Jam 1.77 e gjatë dhe 50 kile, kam humbur 15 kile që nga Përputhen. Këto komentet “Ua po ti qenka dobësuar me vërte, ua po të merr era”, duhet të ndalojnë! Nëse ai përdor gjuhë urrejtje ndaj meje, unë do t’i përgjigjem me fakte, sepse nuk kam fshirë asgjë në telefon.noa,al