Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në Kuvend pas fjalës së tij teksa i është drejtuar me termin ‘kokosh’, ndërsa më pas iu drejtua duke i thënë “të gjithë bashkë jeni më pak se një thelë”.
“Ai që e ka përdorur gjuhën si shpatë pushtuesi pa pikë mëshirë, jo vetëm për kundërshtaret por edhe për baballarët nënat e fëmijët kurrë nuk ka pasur as ndrojë. Sali je sjellë si kokosh gjithë jetën në foltore por të gjithë bashkë jeni më pak se një thelë.
Nuk e di me çfarë guximi përdorni ato fjalë që i nxirrni me lehtësinë e atij që nuk e ka problem kush e dëgjon. E thatë vetë një ish drejtues i këtij vendi që nuk lë rast papërdorur fjalët hajdut, ordiner, tualet, etj.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
.
Unë do d oja që një ish kryeministër i vendit tim të ishte këtu në moshën tuaj dhe të kishte dinjitetin për të folur për gjëra që u përkasin të gjithëve, për tu ngritur në lartësinë që nuk e pate kur ishe në detyrë.
Ajo rregullorja qe ju e përmendi, apo kodi etik më mirë t’i hedhim aty ku thatë ju se nuk ka më kuptim. Ka dhunë, bllokim foltore dhe kur nuk jeni ju është zëvendësi juaj që e bllokon.
Nuk flet dot njeri, as për ligjet as për iranianët se edhe atyre do ti dilni në mbrojtje. Ju edhe për Zotin këtu do të dilni këtu të thoni fjalën e fundit. Do të bëjmë këtu një Kuvend që të ketë hije.
Dilni flisni, por jo ju për Kodin Etik që as kod dhe as etikë nuk keni përdorur kurrë. Kërkoj që rregullorja të zbatohet një më një që ne të ruajmë dinjitetin e funksioneve që kemi marrë përsipër, jo të Edi Ramës apo të Sali Berishës.
Lidhur me Iranin, njeri që ka bërë vizita sekrete sipas shërbimeve partnere është Erion Veliaj.
Ke qenë ti më atë apo jo, nuk kam informacion, por Veliaj ka shkuar shpesh dhe kjo ka bërë shqetësim. Ministri juaj i jashtëm ka qenë në Iran. Do të jap një këshillë. Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon, mos vidhni më që të mos e përdor më”, tha ajo.