“Jemi ende gjallë, në të kundërt….”/ Gazetari zbardh mesazhin e rëndësishëm për fatin e Vis Martinajt

Jil
Jil
2 Min Read

Fati i Ervis Martinajt mbetet ende një telenovelë të cilës edhe kur duket se i vjen fundi, në skenë futen gjithmonë personazhe të rinj.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha  ka ardhur së fundmi me një mesazh, vetëm pak ditë pasi në media doli një tjetër lajm se celulari i “Mbretit të Basteve” kishte pulsuar jashtë Shqipërisë.

Në postimin e radhës Hoxha tregon bisedën që kishte patur me një nga tipat e “vrarë” në Bolivi pak ditë më parë për disa media në Shqipëri, por që në fund rezultoi e pavërtetë.

Sipas Hoxhës për të bindur mikun e tij se ishin ende gjallë- i thotë se nëse do të ishte e kundërta dhe do të ishin në parajsë, mbase në tavolinë mund tu shërbente vetë Shën Pjetri me një Dom Perignon të porositur nga Visi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Postimi i Artan Hoxhës:

Sapo piva kafe me nje tip, të cilin e kishin vrare para 5 ditesh në La Paz të Bolivise dhe para 2 ditesh në Frankfurt të Gjermanise.

Mos e merr kaq seriozisht i thashe.

Sipas rrjetit, mua me kane vrare prej 4 muajsh dhe praktikisht do te ishim dy fantazma tani…

Puna eshte se kamarieri, sapo na solli faturen per te paguar kafet. Në te kundert, do te ishte Shen Pjetri, duke na  qirasur me nje shishe Dom Perignon nga Visi…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *