Agjentët e policisë së Leçes kanë arrestuar një 49-vjeçar shqiptar me akuzën e bërjes së propagandës ndaj grupeve terroriste.
Shqipt

Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjykata konstatoi se përmes këtyre publikimeve, shqiptari nxiste për krime të ndryshme mbi baza fetare.
Veprimtaria hetimore, e koordinuar nga Shërbimi për Luftën kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit të Jashtëm të Drejtorisë Qendrore të Policisë së Parandalimit, nisi në vitin 2018.
Kjo, fill pas një raportimi nga sektori i inteligjencës sipas të cilit shqiptari kishte ndryshuar rrenjësisht mënyrën e të jetuarit duke patur një qasje ekstremiste ndaj të tjerëve.
Pas hetimeve të tjera u konstatua sipas mediave italiane se shqiptari kishte filluar propagandimin e mënyrës së jetesës dhe veprimtarisë së ISIS duke mos u mjaftuar vetëm me veten e tij..jetoilumtu.al/