“Jo vetëm vjedhjet dhe prostitucioni, por mafia shqiptare mbetet protagoniste e padiskutueshme e trafikut të drogës”. Kështu e nis artikullin media italiane “Antimafia Duemilla”, e mbështetur nga fondacioni “Falcone”, në nderim të ish-prokurorit të ekzekutuar nga një prej grupeve mafioze më të rrezikshme në Itali, Cosa Nostra.Prostitucioni, pastrimi i parave, vjedhjet dhe trafiku i drogës, për mafian shqiptare, vështirësitë e shkaktuara nga hetimet antimafia të viteve ’90, janë vetëm një kujtim i largët. Falë një strukture të ngjashme me atë të Ndranghetës, të përbërë nga disa të penduar të drejtësisë dhe degëzime të shumta në po aq territore, mafia shqiptare ka arritur të diversifikojë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara , në Evropë dhe në Itali.
Falë konsolidimit të marrëdhënieve me organizatat kryesore kriminale, ka arritur të ngjisë majat në atë mënyrë që e ka përcaktuar Vincenzo Musaçhio , ekspert kriminalistike, jurist dhe bashkëpunëtor i RIACS ( Instituti Rutgers për Studimet Anti-Korrupsion ).
“Mafia e Tiranës ka lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm në vend, në Amerikë dhe në vende të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë”, shpjegoi Dia (Drejtoria e Hetimit Antimafia, ed ) -. Mafia shqiptare ka arritur të kualifikohet si e besueshme falë çmimeve konkurruese në trafikun e drogës të cilat kanë favorizuar marrëdhëniet me organizatat kriminale italiane ”
Aq sa për të bashkëpunuar me ‘Ndranghetë-n dhe, përmes një bashkëpunimi të frytshëm me klanin kalabrez të Belloçostë Rosarno-s, në tregun aktual të drogës në provincën e Milanos. Për më tepër, ende në Lombardi, në Varese, 100 mijë euro të ardhura kriminale u sekuestruan nga shtëpia e dy trafikantëve shqiptarë të drogës, ndërsa në Liguria, shpjegoi drejtori i Dia -s , Maurizio Vallone , ” Mafia shqiptare ka kontraktuar trafikun e drogës të ‘Ndranghetës“.
Në Modena dhe Reggio Emilia, mafia shqiptare arriti të importonte “lumenj” droge nga Holanda, ndërsa në Venecia arritën të menaxhonin trafikun e drogës në qendrën historike të qytetit. Këto janë elemente që, të marra së bashku, demonstrojnë përhapjen e mafies shqiptare, e cila, duke filluar nga Pulia në vitet 1990, arriti të zgjerohej me sukses në pjesën tjetër të Bel Paese.korrieri