Jozefina Topalli për sulmin ndaj Berishës: Një nga momentet më të errëta në historinë 30 vjeçare të pluralizmit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në një reagim në rrjete sociale Jozefina Topalli, ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha, të ndodhur gjatë protestës së sotme.

Topalli e ka quajtur një agresion politik, duke shtuar se opozita e di shumë mirë se kush është frymëzuesi.

Reagimi nga Jozefina Topalli:

Agresioni ndaj Kryetarit te opozites zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte nje proteste kundra pushtetit aktual, eshte nje nga momentet me te erreta ne historine 30 vjecare te pluralizmit ne Shqiperi.

Ky agresion eshte vetem politik.

Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.

Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Dëmokratike.

Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit.

Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte pa burrni.

Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar!

Lironi agresion.

Opozita e din kush eshte frumezuesi.

Scroll to Top