Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Amos Zaharia ka qenë së fundmi i ftuar në “Fan Club” ku foli për aventurën e tij në reality show si dhe lojën e banorëve.
Ndër të tjera Amosi u ndal më shumë te loja e Luizit, me të cilin pati dhe mjaft debate brenda emisionit.
Si fillim Amosi u shpreh se pasi doli skandali për sëmundjen e Luizit dhe publiku sërish e mbështeti, iu duk aq e çuditshme sa “hoqi dorë” nga loja.
“Nëpër prime e shikoja që kur ndodhi ai skandali me faktin që tha jam duke ikur nga kjo jetë, nxorri lot krokodili dhe pastaj ndodhi e kundërta, unë vura re që publiku atje jashtë e mbështeti dhe aty ishte momenti që unë u dorëzova dhe thash nuk ja vlen të luash më këtë lojë”, tha ndër të tjera Amosi.
Më pas, teksa u pyet nga Megi Pojani për të përshkruar me tre fjalë Luizin, Amosi tha:
“Është manipulues, është lojtar i fortë por e bën lojën e pistë. Është shumë agresiv ndaj femrave. Ka shumë frikë nga meshkujt”, shtoi Amosi.
Nga ana tjetër, Antonela tregoi se Luizi e ka pjesë të lojës së tij që ti nxjerrë nga vetja banorët.
Gjithashtu Antonela tregoi se çdo banor që i ka dalë kundër Luizit është eleminuar nga gara.
SHQIPERIA IME