JiL.al - Jeto i Lumtur

Ka mbërritur në ambientet e TCH, personazhi i njohur për jetën luksoze do hyjë sonte në BBV

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse ju themi Dijonis Biba kemi thënë një nga emrat më të njohur në mediat sociale nga të rinjtë.Dijonisi e nisi rrugën drejt famës me muzikë, më pas me përmbajtje të ndryshme në rrjete sociale. Pasi u largua disa vite nga Shqipëria, ai u rikthye sërish në qendër të vëmendjes kur filloi të realizonte video live në TikTok.

Mes humorit dhe batutave të shumta, Dijonisi u kthye në një figurë të dashur dhe live-t e tij mbledhin me dhjetëra mijëra shikues. Me 563 mijë ndjekës në Instagram dhe 500 mijë ndjekës në TikTok, Dijonisi është kthyer tashmë në personazhet më të njohura.

Prej ditësh përflitet se ai do bëhet pjesë e Big Brother VIP. Dhe duket se diçka e tillë është konfirmuar edhe nga ai pasi ka postuar në Instagram një video nga ambientet e Top Channel ditën e sotme.

Advertisements

Po ashtu pritet te kete edhe dy banore te rini. Kejsi Medini, vajza e Sabianit do jete e para banore qe do futet te Marten, ajo njihet per bukurine e saj, dhe loja e saj do fokusohet me mundesine e krijimit te nje lidhje, ku do tentoje te beje per vete Kristin.

Bledi Mane do jetë personazhi tjetër, gazetari kontravers. “Hapni derën se erdha”, shkruan ai në një Insta Story në profilin e tij. Mane mesa duket do hyjë me mision të qarte:

“Të minoje imazhin e Luizit”, pasi sipas deklaratave të Manes, Luizi eshte bixhozgji, dhe përdorues droge, kjo perballje mes tyre është e mezipritur. Me sa duket Mane është një zgjedhje e produksionit që të nisë loja fuqishëm në shtëpi..shqip-lajme.co

Scroll to Top