Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj çoi në arrestimin e 13 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve, të cilët dyshohet se vepronin si vrasë me pagesë në Tiranë dhe në Durrës.
Për të zbuluar më shumë rreth kësaj çështjeje, ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE” ishin të ftuar eksperti i sigurisë Fatjon Softa, avokati Kujtim Ibra dhe gazetari Dritan Laçi.
Gazetari Laçi zbardhi lidhjet mes Kasandër Nogës dhe Geron Hasanbellit, duke shpjeguar dhe arsye se përse Noga kishte paguar vëllezërit Beqiraj për të vrarë Hasanbelliun. Sipas tij, gjithçka ishte për hakmarrje dhe ka nisur që prej vitit 2000.
“Erion Hasanbelli kur ishte ne Itali i dha Mariglen Hodaj një shumë parash per t’ia çuar në Patos babait të tij, Aqifit. Marigleni nuk i dorëzoi paratë. Vëllezerit Hasanbelli i kërkuan llogari dhe e vranë.
Kasandër Noga dhe Julian Çela shkuan në Sanatorium, aty ku Geron Hasanbelli ishte shtruar me emer të rremë, dhe vranë babain e tij dhe një person tjeter, po ashtu plagosën tre të tjerë.
Kjo quhet Masakra e Sanatoriumit. Më pas Noga dhe Hasanbelli u përplasën në Belgjikë.”- deklaroi ai./GazetaShqip