Ka nisur shumë ditë duke qarë/ Efi bën postimin rrëqethës për Luizin: Dua të shkoj ta pyes si është…

Jil
Jil
2 Min Read

Kur asnjë nga banorët nuk është rrotull, ashtu i vetmuar, kryesisht në mëngjes Luizi prej ditësh tashmë ka shpërthyer në lot në oborrin e “Big Brother Vip”.
Edhe mëngjesin e sotëm, këngëtari ka ripërsëritur të njëjtën situatë, duke shqetësuar jo pak fansat. Në lidhje me këtë gjendje të tij së fundmi ka reaguar edhe mikesha e tij, Efi Dhedhes.
Ish-banorja e “BBV” ka ripostuar këtë moment të mikut të tij të publikuar nga “Iconstyle.al” në Instagram, në Instastory-n e saj.
“Çfarë ke?” Kaq do të doja të të pyesja,”-ka shkruar Efi përbri fotos. Kujtojmë që Dhedhes ka qenë një nga personat më të afërt të Luizit brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo u eliminua disa javë më parë, pasi ndodhej përballë tij dhe Kiarës në nominim.

Ky nominim rikujtojmë u bë nga Dea Mishel, e cila u “shpërblye” kështu pasi fitoi sfidën e “inteligjencës”.Edhe jashtë shtëpisë, Efi ka vazhduar ta mbështesë Luizin. Tani pritet të shikojmë kur këngëtari të jetë jashtë nëse dyshja do të vazhdojnë ta zhvillojnë miqësinë e tyre të krijuar brenda shtëpisë së “BBV”.
Sa i përket lotëve, Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon. Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *