Arjan Hoxha, ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ ka folur në lidhje me krimin horror në Dajt para 5 viteve ku u dogj i gjallë një 61-vjeçar për një borxh prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Hoxha deklaroi se sipas tij nuk ka pasur një hetim të plotë nga ana e policisë në lidhje me vrasjen, ndërsa shtoi se ka pasur pamje filmike të viktimës dhe takimit të tij me urdhëruesen e krimit.
“Në dijeninë time viktima konfliktin kryesor e ka bërë me dije se ka pasur presione dhe kërcënime nga urdhëruesja e vrasjes së tij.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Unë mendoj se nuk ka pasur një hetim të plotë. Ka një pamje filmike ku viktima në karburantin në Allias takohet me Marjetën dhe autorët e dyshuar dhe po të ishte bërë një punë intensive nga policia do kishte rezultate më herët”, tha Hoxha.
Nga ana tjetër ish-drejtuesi i Prokurorisë Eugen beçi ka thënë se policia ka një problem të madh në lidhje e personazhet dhe profilet e personave të përfshrë në krim.
“Fuqia parandaluese e policisë shtohet duke zbuluar veprat penale, zbulimi i tillë bën që njerëz të ngjashëm me Marjetën do ndalojnë veprimet e tyre kriminale. Policia ka një problem të madh në lidhje e personazhet dhe profilet.
Besoj se ka pasur të dhëna dhe indicie të tjera që janë neglizhuar nga policia në lidhje me këto personazhe”, u shpreh Beçi.