JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ka vdekur? Më mirë të vdes dhe unë”, i riu thirrje të forta në rrugë pas aksidentit që i mori jetën 19-vjeçarit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“A ka vdekur? Më mirë të vdes dhe unë”, dëgjohet teksa bërtet i riu në rugë, pasi përplasi për vdekje në orët e para të mëngjesit një 19-vjeçar në Prishtinë.

J.S. nuk u mbijetoi plagëve të mara nga makina, e cila e goditi atë teksa viktima ishte duke ecur trotuarit me një tjetër qytetar.

Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një makine, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat më pas goditën për vdekje këmbësorin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.

Mjekja, e cila e ka trajtuar, Krenare Makolli tha se i dyshuari është pranuar në gjendje të rëndë psikike dhe është këshilluar policia që në rast se nuk i përmirësohet gjendja, të dërgohet në psikiatri.

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, të tronditur nga ngjarja, kritikuan komunën se nuk e ka bërë shenjëzimin horizontal e vertikal të rrugëve, e cila do të parandalonte aksidentet.

Sipas tyre, shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km/h, ndërsa vozitësit ngasin makinat mbi 100 km/h, për çka, sipas tyre, aksidentet këtu janë të shpeshta. /Klan Kosova.…jetoilumtu.al/

 

 

 

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top