‘Kafja e fundit e Erjonit’/ Studenti i shkëlqyer 19-vjeçar u vra vetëm sepse ishte objektiv i arritshëm?

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Erjon Xhenje ishte vetëm 19 vjeç. Një student i shkëlqyer fizioterapie, jeta e të cilit u ndal mbrëmjen e 18 Shtatorit. Ai po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër, kur u qëllua për vdekje.

Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë, sipas policisë është Bajram Çekorja. Motivi? Sipas gazetares Emi Kalaja, e cila citon burime të policisë, dyshohet të jetë hakmarrja. Sipas saj, dyshimet janë se Erjon Xhenje ishte objektivi më i arritshëm për hakmarrjen, që Bajram Çekorja duket se po kërkonte për vrasjen e të atit të tij, Ismet Çekorja.

Një ditë më parë, 24-vjeçari Bajram Çekorja u shpall sërish në kërkim nga policia e Shkodrës, tashmë për vrasjen e të riut 19-vjeçar. Në njoftimin zyrtar, policia tha të enjten se nga provat e grumbulluara ka dyshime se Barjam Çekorja është autori i dyshuar i ngjarjes dhe se motivi dyshohet që të jetë hakmarrja. 

Emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 Gushtit. Vetëm 2 ditë më pas, policia tha se autor i dyshuar ishte Bajram Çekorja dhe Tornado Fusha, e shkak ishte një konflikt që palët kishin pasur 2 vite më herët.

Më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime. Por 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, gazetarja Emi Kalaja thotë se dyshimet janë se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut Erjon Xhenje. Ky sipas gazetares dyshohet të jetë dhe motivi përse djali i Ismet Çekores, pikërisht 24-vjeçari Bajram Çekorja të jetë hakmarrë duke i marrë jetën të riut 19-vjeçar.

Më tej, gazetarja thotë se momentalisht nuk është ende e qartë sesi arriti policia e Shkodrës të identifikonte pikërisht 24-vjeçarin Çekorja si autor i vrasjes së 19-vjeçarit, megjithatë, ajo sjell në vëmendje se autoritetet që prej fillimit shpresonin tek /.gjurmët e gishtërinjve të gjetura në armën e krimit që autorët e braktisën në lagjen Guerrile.

Po ashtu, edhe kamerat e sigurisë duket se kanë mundur të ndihmojnë autoritetet për të krijuar një identikit të autorit.

Në vrasjen e Erjon Xhenjes të përfshirë ishin dy persona. Por teksa policia zyrtarisht identifikoi Bajram Çekoren si një prej tyre, identiteti i personit të dytë nuk dihet ende./Klan

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *