“Kam pasur frikën se…”/ Aktori Ledio Lako: Nuk jam martuar se s’kam pasur siguri financiare

Jil
Jil
1 Min Read

TIRANË– Aktori i humorit Ledio Lako tregohet gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Dola te Ola”, ai ka rrëfyer një prej arsyeve se pse nuk është martuar.

Gjatë emisionit, Lako mori një videomesazh nga miku i tij, aktori Gazment Paja, i cili krahas vlerësimit për të, i uroi të gjente një nuse. E pikërisht në këtë moment, ka dhënë edhe përgjigjen dhe arsyet e tij.

“Kam dashur t’i jap femrës një siguri ekonomike. Kam filluar nga zero dhe kam patur edhe frikën se mund të mbetem pa punë, sikur do të më shkatërrohej familja,”- tha ai.

Në fund, Ledio tha se tashmë është i sigurt ekonomikisht dhe me humor tha se mund ta quajë veten të pasur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *