JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kam video ku drejtori rreh nxënësin dhe shokët nuk flasin”/ Arsimtari: Edukimi i bindjes ka zënë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Në bashkëbisedimin e sotëm të kreut të PD-së Sali Berisha me ekspertë të arsimit parauniversitar, një prej tyre tha se dispononte një video që tregon qartazi se edukimi i bindjes në vend ka zënë rrënjë.

Sipas arsimtarit, në video është një drejtor shkolle që dhunon brutalisht një nxënës dhe ajo që vlen të theksohet përtej këtij akti të shëmtuar është se shokët e klasës nuk flasin, pasi ata kanë frikë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai tha ndër të tjera se në dukje procesi i arsimit po lulëzon por është një realitet krejt tjetër në prapaskenë ku përmbajtja është në rrezik.

Arsimtar: Nuk  është e thjeshtë të gjejmë një hapësire ku të flasim për problematikat. Më vjen mirë që u trajtua tema e edukimit dhe jo e arsimit.

Ndodh që i jepet përparësi arsimit si proces, ku plotësohen formularë e raporte dhe duket sikur procesi lulëzon por përmbajtja është në rrezik.

Arsimi ynë duket se ka një platform mbrapa skenës që po i çon fëmijët drejt edukimit të bindjes, ku respektojnë rregullat, mësuesit dhe drejtorin.

Për fat të keq kjo platformë po jep rezultatet e para, kam një video ku një drejtor shkolle rreh në formë ç’njerëzore fëmijën, asnjë nga shokët e klasës nuk foli.

Pas takimit do ua tregoj, është video e shëmtuar, edukimi i bindjes ka zënë rrënjë. Nxënësit kanë frikë. Nxënësi është qëllimi i parë dhe i fundit, nuk ka edukim dhe identitet kombëtar pa të.

Mesa duket shkollat u mbyllën për të hequr disa mësues sepse i shihnin si zëra ndryshe, tani kërkojnë të punësojnë militantët e tyre dhe nga të gjitha gjërat doli se litari i bukës ishte ai më i forti.

Nuk ka nevojë të udhëtojmë në kontinente për të marrë shembuj nga arsimi, mjafton të shohim fqinjët tanë sepse ata kultivojnë edukimin për lirinë…jetoilumtu.al/

Scroll to Top