Kamerat e vendosura nga grupet kriminale, reagon ashpër Berisha: Jo vetëm Shkodra…

Jil
Jil
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Shkodër ku u çmontuan 21 kamera që ishin vendosur në shtyllat elektrike, me qëllim marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve.

Berisha  ka reaguar me akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar një narkoshtet. Gjithashtu thekson se jo vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria është nën sundimin e krimit.

Statusi:

Krimi kontroll të rreptë të territorit.

Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit.

Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria.

Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!

Ky është narkoshtet!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *