
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të paktën dy persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në një fshat pranë Roterdamit, të shtunën, kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas me një grup njerëzish që po bënin një barbekju në natyrë, tha policia holandeze.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur kamioni, me targa spanjolle, doli nga rruga në Zwingjincedik, rreth 30 km në jug të Roterdamit.
‘Kamioni u përplas me një turmë njerëzish që merrnin pjesë në një barbecue të organizuar në lagjen e tyre’, tha policia e Roterdamit në një postim në llogarinë e tyre në Twitter.
Një oficer policie që ishte i pranishëm tha për radion lokale Rijnmond se të paktën dy persona kanë vdekur.
Megjithatë, ai vuri në dukje se policia ishte ende në vendin e aksidentit dhe se po bëhen përpjekje për të arritur në një numër përfundimtar të viktimave.
Fotot e marra pas aksidentit lejuan të identifikohej se kamioni i përket kompanisë El Mosca, me seli në Spanjë.
Shoferi i kamionit, i cili nuk mbeti i lënduar, u arrestua.
Burimi https://lajmifundit.al/