Kaos, trafik e dëmtime pa masë, si e “varrosi” shtetin e Nju Jorkut bora që arrin në dy metra

Jil
Jil
1 Min Read

Bora e madhe po bie për të dytën ditë në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, në zonën më të madhe të Buffalo  duke shkaktuar kaos trafiku dhe dëmtime në infrastrukturë.

Rajoni regjistroi reshje të paprecedenta bore për muajin nëntor. Në dy vende matjet treguan, brenda 48 orëve, përkatësisht 195 dhe 182 centimetra borë.

Dukshmëria në pjesë të mëdha të rrjetit rrugor është pothuajse zero, duke e bërë pothuajse të pamundur udhëtimin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ndërkohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Buffalo janë anuluar dhjetëra fluturime.

Paralajmërimet e motit janë në fuqi për 6 milionë njerëz që jetojnë në brigjet e Liqeneve të Mëdha në Shtetet Erie dhe Ontario, në zonën më të madhe të Buffalo.

Moti i ashpër do të vazhdojë deri në fundjavë. Nga e hëna ose e marta zonat e prekura do të kthehen në normalitet.

Ndërkohë dy shtetas kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve në zemër teksa pastronin banesat e tyre.

Autoritetet po paralajmërojnë qytetarët se puna e pastrimit është shumë e rëndë dhe sfilitëse.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *