Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Rreth 50 kg marijuanë dhe një sasi e vogël kokaine janë kapur nga policia serbe, e cila thotë se ato po transportoheshin drejt Serbisë me një makinë që mbante logon e ‘OSBE-së’.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media, e cila thekson se ky ishte një aksion ku u shkatërrua një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi.
Një rrjet i trafikut të drogës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi është shkatërruar nga policia serbe
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona pasi ka sekuestruar 50 kilogram marijuanë në një makinë e cila kishte dalë nga Shqipëria, kishte hyrë në Kosovë e më pas në Serbi dhe ishte e shënuar me shenjën e misionit të “OSBE”-së.
Sipas Ministrisë serbe ky thuhet të jetë një aksion ku është shkatërruar një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi.
Tek të dyshuarit me iniciale S.M I datëlindjes në vitin 1993 dhe I.Z I datëlindje 1999 është kapur një sasi e drogës prej 30 kilogramëve, ndërsa tek të arrestuarit e tjerë A.D I datëlindjes 1980, G.K i datëlinndjes 1973 dhe G.K i lindur në vitin 1981 është gjetur pjesa tjetër e marijuanës dhe pak kokainë.
Këta tre të fundit janë arrestuar teksa kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes ku ishte planifikuar ta linin dërgesën.
“Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.