Nje i ri 22 vjecar eshte vene ne pranga nga policia ne Durres pas pamjeve te publikuara ne rrjetet sociale ku shfaqet duke kryer skena dhune ndaj dy te miturave.
Te dyshuarit, pasi u vu ne pranga, iu sekuestrua edhe nje thike.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas që bullizonte dhe dhunonte një shtetase të mitur, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit që shfaqet në video.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës. Në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë).
22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë kanë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me të mitur dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe siguron qytetarët se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë reagojnë në menyrë të menjëhershme, për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri dhe në krim.