Kapet në Morinë 33-vjeçari i shumëkërkuar, pritet ekstradimi i tij drejt Malit të Zi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 33-vjeçar është arrestuar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga përfundoi Aleksandar Vukicevic, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Morinë, Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Mali të Zi, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top